Vazhdon aksioni i pastrimit në Gjilan, Haziri bën apel që të largohen deponitë

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 18:17 | Nga

Në Komunën e Gjilanit ka vazhduar për ditën e tretë aksioni i pastrimit.

Atje sot punëtorët e drejtorisë së inspeksionit komunal bashkë me operatorët ekonomik kanë larguar dy deponi ilegale të mbeturinave në rrugën Gjilan – Prishtinë, njofton komuna.

“Në dy lokacione, prej kohësh kishte mbeturina të ndryshme të grumbulluara ilegalisht e të cilat janë larguar nga ajo pjesë këtyre dy ditëve pas aksionit, duke falënderuar edhe operatorët privat, të cilët kanë kontribuar që kjo hapësirë të kthehet në gjendje normale. Kjo pjesë dhe shumë të tjera tashmë do të jenë në kuadër të planit të veprimit për gjelbërimin e tyre dhe mbjelljen e drunjëve dekorativ”, thuhet në komunikatë.

“Edhe punëtorët e kompanisë Ekohigjiena, janë gjithnjë në terren për të krijuar ambient të pastër për qytetarët, duke u fokusuar kryesisht në afërsi të shkollave, çerdheve dhe shtëpive të shëndetit, me qëllim të largimit të mbeturinave dhe krijimit të ambientit më të mirë për qytetarë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme