Vazhdon edhe sot regjistrimi i deputetëve në Kuvend

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 07:59 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës nga e mërkura e kaluar ka filluar regjistrimin e deputetëve të Legjislaturës së Gjashtë të dalë nga zgjedhjet e parakohshme paralementare të 11 qershorit.

Gjatë tri ditëve që është kryer regjistrimi javën e kaluar janë regjistruar 112 deputetë derisa gjatë ditë së sotme është regjistruar edhe Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Agim Aliu nga PDK-ja.

As njëri e as tjetri nuk janë prononcuar për mediat, njofton Klan Kosova.

Derisa i nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti është bërë e ditur se do të regjistrohet gjatë ditës së nesërme në orën 9:00.

Deputetët e tjerë që nuk janë regjistruar akoma janë Memli Krasniqi, Shqipe Pantina, Visar Ymeri dhe një deputet tjetër.

Regjistrimi i deputetit nuk është i paraparë me dispozitat e Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe as me dispozitat e Rregullores së Kuvendit.

Regjistrimi i deputetit është një veprim administrativ për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për administratën e Kuvendit, ku përfshihen: kopja e kartelës bankare, kopja e letërnjoftimit, adresa e banimit dhe CV-ja.

Këto dokumente mund të dorëzohen në Administratën e Kuvendit në çdo kohë të përshtatshme për deputetin.

Konform praktikave të legjislaturave të kaluara, regjistrimi i deputetit (në holl) nga administrata e Kuvendit para seancës konstituive, bëhet me qëllim të lehtësimit teknik.

Andaj lëshimi i afatit të caktuar nga Kryesia e Kuvendit për regjistrimin e deputetit, nuk ka pengesa për pjesëmarrje të deputetit në seancën konstituive të Kuvendit.

Të enjten, më 3 gusht do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit.

Të ngjashme