Në fshatrat e Rahovecit nga e hëna do të vazhdojë procesi i repelimit të kafshëve shtëpiake. Ky proces është duke u kryer nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës dhe do të zhvillohet në 4 faza.
Deri më tani kanë përfunduar dy faza dhe deri të përfundimi i gjithë procesit, kanë mbetur edhe dy faza kurse, i gjithë procesi pritet të përfundoj në fillim të muajit shtator.
Repelimi (dezinsektimi i kafshëve) është proces i ndërprerjes biologjike të shumimit të rriqrave dhe zhvillohet në kuadër të zbatimit të strategjisë për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo, e cila është përcaktuar nga këshilli ndërministror.
Repelimi do të fillojë sipas këtij orari:
03. 04. 2017, në fshatin Krushë e Madhe,
04. 04. 2017, në fshatrat Celinë dhe Nagac,
05. 04. 2017, në fshatrat Brestoc dhe Hoçë e Vogël,
06. 04. 2017, në fshatin Sopniq,
07. 04 .2017, në fshatin Xërxe,
08. 04.2017, në fshatin Radoste.
Nga qytetarët e këtyre fshatrave, rekomandojmë që të përkrahin këtë aktivitet, duke i mbajtur bagëtitë të mbyllura deri sa të kryhet repelimi, po ashtu qytetarët ti marrin parasysh rekomandimet e profesionistëve të cilët do të bëjnë repelimin e kafshëve. Repelimi i kafshëve fillon nga ora 08:00 deri në përfundim të plan programit për ditët e caktuara sipas datave.