Adelina Grainca, ish-deputete e PDK-së, tani e VV-së, vazhdon të marrë reagime të shumta nga të rinjtë e PDK-së.
Në një postim në facebook, anëtari i PDK-së, Rinor Azizi, ka reaguar me një foto duke kërkuar dorëheqjen e saj. “Kthe mandatin e vjedhur!” ka shkruar ai.
Grainca kishte deklaruar se iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje pasi nuk kishte hapësirë të mjaftueshme në PDK.
Partia Demokratike e Kosovës e ka shkarkuar nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo “tradhëtoi votën e elektoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente”, shkruan Ballkani.info.