Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Gent Begolli ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Facebook, në të cilat shihet se largimi i mbeturinave në kryeqytet është duke vazhduar.
Gent Begolli ka thënë se përkushtimi për një Prishtinë të pastër nuk do të mungojë.
“Vazhdojmë me largimin e mbeturinave në qytetin e Prishtinës. Përkushtimi im për një Prishtinë më të pastër nuk do të mungojë”, ka shkruar Begolli.