Vazhdon mallkimi nga golat e shënuar prej Aaron Ramseyt. Ylli uellsian shënoi mbrëmë në derbin ndaj Interit, teksa sot ka vdekur aktori i njohur, Max von Sydow.
Në derbin e zhvilluar mbrëmë në ‘Allianz Stadium’, Juventusi shënoi fitore të pastër ndaj Interit me rezultatin 2-0.
Aaron Ramsey dhe Paulo Dybala shënuan golat e fitores, me kampionin në fuqi që rikthehet përsëri në pozitën e parë në Serie A.
Por, jo të gjithë i gëzohen momentit kur shënon Ramsey për faktin që sa herë ai shënon, vdes një personazh i famshëm.
Sot, ka vdekur ylli i serialit ‘Game of Thrones’, Max von Sydow, në moshën 90 vjeçare.