Vazhdon rekordi i Real Madridit në Champions: 9 gjysmëfinale në 11 vjet

| 15 Pri 2021 | 15:09 | Nga

Askush nuk ka arritur më shpesh se Real Madridi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pra 30 herë. Në fakt, ekipet tjera nuk janë askund afër këtij rekordi.

Klubi i dytë që e ka arritur këtë fazë të garës më prestigjioze evropiane është Bayern Munich, me 21 paraqitje në gjysmëfinale, i ndjekur nga Barcelona me 16 dhe nga Milani me 12, transmeton Gazeta Express.

Madridi e ka rritur këtë rekord në dekadën e fundit, duke e arritur gjysmëfinalen nëntë herë në 11 vjetët e fundit.

Ndërsa ka dalë fitues i Ligës së Kampionëve plot katër herë në 11 vjetët e fundit.

Ishte Jose Mourinho ai që i dha fund mallkimit të çerekfinales për Real Madridin, pasi në e arriti gjysmëfinalen në sezonin 2010/11 me klubin mbretëror.

Epoka e Zidanit

Kjo do të jetë gjysmëfinalja e katërt e Zinedine Zidanit si trajner i Real Madridit. Ai i kishte fituar tri të kaluarat.

Trajneri francez ia doli t’i eliminoi Manchester City, Atletico Madrid dhe Bayern Munich në këtë fazë.

Chelsea është skuadra e radhës me të cilën do të përballet ai në gjysmëfinale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme