Sipas BFS-së, në vitin e kaluar janë rritur ndjeshëm vendet e punës sidomos në industrinë e ndërtimit dhe në turizëm
Ka gjithnjë e më shumë vende pune në Zvicër. Zyra Federale e Statistikave e Zvicrës (BFS) ka bërë të ditur se numri i vendeve të punës në vend është rritur brenda një viti për rreth 62,000. Kjo shifër korrespondon me një rritje prej 1.2 për qind, shkruan srf.ch.
Ky trend i regjistruar gjatë vitit të kaluar tregon se numri i vendeve të punës në Zvicër është rritur vazhdimisht për dhjetë vitet e fundit.
Sipas BFS-së, në vitin e kaluar janë rritur ndjeshëm vendet e punës sidomos në industrinë e ndërtimit dhe në turizëm, transmeton albinfo.ch. Ndërsa ka ndodhur e kundërta në tregti, ku kishte pak më pak staf se një vit më parë
N ë tremujorin e katërt të vitit 2019 në Zvicër ka pasur rreth 78,000 vende të lira pune. Kjo është 5 për qind më shumë se sa në fund të vitit 2018.