Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve dhe krijimit të sigurisë dhe orientimit në rrugë, komuna e Malishevës, është duke vazhduar implementim e projektit për shenjëzimin e rrugëve dhe vendosjen e shenjave orientuese nëpër rrugët e komunës.
Për të parë implementimin e këtij projekti, aty shkoi edhe drejtori Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina.
“Vendosja e shenjave dhe shenjëzimi i rrugëve është pjesë e mirëmbajtjes së rrugëve dhe krijimit të sigurisë në rrugë, dhe gradualisht shenjat e orientimit do të vendosen në të gjitha rrugët, kurse prioritet kanë rrugët që janë më të ngarkuara dhe rrugët ku janë afër shkollat”, tha Morina.