Vazhdon sulmi i pushtetit ndaj Prokurorisë, Haxhiu s’flet për vajin, grurin dhe sheqerin e “Ridit”

Prishtinë | 20 Gus 2023 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Pas arrestimit të “Ridit”, Ridvan Muharremit, personit privat që i besohen dhe i jepen punë me sekrete shtetërore të Rezervave shtetërore, pushteti tashmë e ka mprehur gjuhën ndaj Prokurorisë, duke ua vënë në kundërpeshë raste që ata pretendojnë se prokuroria nuk i ka trajtuar.

Krejt kjo, sigurisht, jo për të përgënjeshtruar aferën e vajit dhe grurit, por në teknikën që njihet si “Whataboutism” ku përgjigja ndaj një akuze ose pyetje të vështirë bëhet me kundërakuzë ose duke ngritur një çështje tjetër.

Duke rishpërndarë një akuzë ndaj Prokurorisë të bërë nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili pretedon se ka dy vite që ka dërguar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për një rast të pretenduar keqpëdorimi për shpronësimet në rrugën Kijevë-Zahaq.

“Njësoj kanë vepruar PSRK edhe me kallëzimin penal ndaj ish Ministrit të Drejtësisë dhe ish drejtorit të burgjeve të cilët pronën e MD ia kishin dhënë një oligarku, pa asnje bazë ligjore. PSRK pati thënë nuk ka bazë për ndjekje sepse e keni ndalur dëmin anipse dëmi ishte shkaktuar tashmë”, ka shkruar Haxhiu, duke e deflektuar temën në fjalë.

Të ngjashme