Numri i civilëve të vrarë në luftën e gjatë në Afganistan arriti një shifër rekord në gjashtë muajt e parë të këtij viti, raporton OKB.
Rreth 1.692 viktima u regjistruan dhe shkaqet kryesore të vdekjeve janë sulmet militante dhe sulmet kamikaze.
Shifrat për konfliktin, që filluan në vitin 2001, janë më të lartat që kur OKB-ja filloi të mbajë shënime në vitin 2009.
Sulmet e fundit të pretenduara nga militantët e grupit të talebanëve dhe të Shtetit Islamik kanë vrarë goditur shifra të larta në të gjithë vendin.
Raporti, nga Misioni i Asistencës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (Unama), thotë se numri i vdekjeve të regjistruara u rrit me 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Numri i madh i vdekjeve erdhi pavarësisht armëpushimit të vendosur nga forcat afgane të sigurisë dhe talebanët muajin e kaluar, e cila u respektua kryesisht nga të dyja palët, tha Unama.
Më parë këtë muaj, liderët e NATO-s u mblodhën në një samit në Bruksel për të diskutuar konfliktin në Afganistan.