Vdekje e dyshimtë në Graçanicë

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Të mërkurën rreth orës 18:05 një person e ka informuar Policinë se në dhomën e babait të tij, është dëgjuar një e shtënë nga arma e zjarrit dhe kur ka hapur derën ka parë atë të shtrirë të qëlluar nga arma e zjarrit.

Policia këtë rast e ka cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe konfiskuar pistoletë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar, është dërguar në IML për obduksion”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme