Një person është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete dje rreth orës 18:35 në Prizren.
Policia e Kosovës njofton se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Njoftimi i plotë:
Prizren 02.09.2020 – 18:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Njësitë policore dhe njësiti mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe këta të fundit kanë konstatuar që viktima ishte i vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.