Vdekje e dyshimtë në Suharekë

Prishtinë | 06 Dhj 2021 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur në Suharekë, e këtë policia e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

Një dëshmitar ka raportuar se e kishte gjetur personin pa shenja jete, përcjell Klankosova.tv.

Dëshmitari kosovar ka raportuar se e kishte gjetur pa shenja jete viktimën kosovar

“Dëshmitari kosovar ka raportuar se e kishte gjetur pa shenja jete viktimën kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i QKMF-së Suharekë, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Në raportin 24 orët të policisë bëhet e ditur se rasti po vazhdon të hetohet.

Të ngjashme