Vdekje e dyshimtë në Suharekë

Prishtinë | 09 Maj 2026 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet lidhur me një vdekje të dyshimtë në Suharekë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të premten një person kishte dërguar babain e tij pa shenja jete në emergjencën e Suharekës.

“Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar, në emergjencën e qytetit e ka sjellë pa shenja jete babanë e tij, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.

Të ngjashme