Vdes 17-vjeçari i therur me thikë

Prishtinë | 09 Dhj 2017 | 23:06 | Nga

Një 17-vjeçar nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga therja me thikë sonte në Prishtinë.

Burime të KALLXO.com thonë se ai ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Më herët policia konfirmoi për një rast të therjes më thikë në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.

Policia thotë se i dyshuari për therje me thikë është identifikuar por ai është në arrati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme