Vdes 20 vjeçari pas aksidentit me makinë

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 10:11 | Nga

Një person ka mbetur i vdekur ndërsa tre të tjerë të lënduar pas një aksidenti rrugor në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ditën e martë rreth orës 23:00.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur në fshatin Sekiraqë, ndërsa shkaktarë dyshohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë gjatë vozitjes.

Personat e lënduar janë meshkuj, përderisa viktima ishte i moshës 20 vjeçare.

Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.

podujeve_aksidenti1 podujeve_aksidenti2 podujeve_aksidenti3 podujeve_aksidenti-768x576

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme