Vdes 78 vjeçarja nga stuhia e fortë e cila e mori para derës së shtëpisë

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Një 78 vjeçare ka ndërruar jetë, si pasojë e stuhisë që ka pushtuar Danimarkën dhe Suedinë ditët e fundit. Shumë rrugë janë përmbytur dhe mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike, pasi uragani Malik përfshiu Suedinë dhe Danimarkën këtë fundjavë.

Era e fortë mori para gruan, në momentin që ajo hapi derën e shtëpisë, për të dalë jashtë. E moshuara mori plagë të rënda e për pasojë ndërroi jetë.

Shërbimet meteorologjike të të dy vendeve paralajmëruan se niveli i ujit mund të rritet, ndërsa erërat e forta mund të shkaktojnë uragan gjatë natës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme