Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, njofton për vdekjen e aktivistit të partisë, Bedri Hajzeraj.
“Bedriu ishte aktivist i LDK-së, mik i mirë, njeri profesionist në punën e tij dhe familjar i pashoq”, shkruan Bajrami në Facebook.
Postimi i saj i plotë:
Sot paska ndrruar jetë Bedri Hajzeraj.
Bedriu ishte aktivist i LDK-së, mik i mirë, njeri profesionist në punën e tij dhe familjar i pashoq.
Të gjithë ne që e kemi njohur do ta kujtojmë gjithmonë pozitiv ashtu siç ishte.
Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, kolegëve, miqve e shokëve të Bedriut!
Të qoftë i lehtë dheu, miku ynë!