Deputeti i LDK-së, Shkumbin Gashi, ka njoftuar për vdekjen e aktivistit të kësaj partie, Isuf Bajraktarit.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi tha se Bajraktari për vite me radhë i arsimoi shumë gjenerata nxënësish.
Njoftimi i plotë:
Sot nga ne u nda Isuf Zenel Bajraktari, intelektual i kohës, veteran i arsimit, aktivist i madh i LDK-së.
Isuf Zenel Bajraktari për vite me radhë i edukoj dhe i arsimojë gjenerata të tëra nxënësish, si dhe udhëheqi shkollën fillore në Baran, kështu ai i sherbeu vendit të tij edhe përkundër pengesave që kishte nga sistemi i kaluar.
Më këtë rast ju shprehi ngushllime të sinqerta Familjes Bajraktari, miqëve dhe shokëve.