Aktori britanik Tim Curry, i njohur më së shumti për interpretimin e personazhit të pazakontë Frank-N-Furter në filmin muzikor The Rocky Horror Picture Show, ka vdekur në moshën 80-vjeçare.
Curry e kishte interpretuar fillimisht këtë rol në skenë, para se ta rikthente në versionin filmik të vitit 1975. Filmi me kalimin e viteve është shndërruar në një vepër kult dhe vazhdon të ketë një numër të madh fansash, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.
Aktori ishte gjithashtu i njohur për rolin e kllounit të frikshëm Pennywise në versionin televiziv të vitit 1990 të It, bazuar në romanin e Stephen Kingut. Në vitin 1996, ai luajti edhe rolin e Long John Silver në filmin Muppet Treasure Island.
Ndër filmat e tjerë ku mori pjesë janë Annie, The Hunt for Red October, Home Alone 2 dhe Scary Movie 2.
Gjatë karrierës së tij në Broadway, Curry u nominua për tre çmime Tony.