Vdes babai i dëshmorit të kombit, Agron Rrahmanit

Prishtinë | 09 Qer 2024 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, i cili ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në fshatin Ballovc të Podujevës, nga ora 18:00.

“Vdekja e prindërve të dëshmorëve lë një boshllëk të madh për të gjithë familjarët, shokët e bashkëluftëtarët. Baca Muharrem ishte i dashur, fjalë mirë e burrëror edhe në çastet më të rënda për të e familjen. Shtëpia e familja e tij ishin shtyllë e palëkundur e rezistencës dhe luftës çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë. Neve shokëve e gjithë njerëzit na priste përherë me atë buzëqeshjen karakteristike që nga ai e kishte trashëguar edhe Agroni. I lehtë të qoftë dheut”, ka shkruar Murati në ‘Facebook’.

Agron Rrahmani ishte pjesë e Zonës Operative të Llapit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte bashkëluftëtar i Ilir Konushevcit dhe Bahri Fazliut.

Të ngjashme