Në orët e hershme të mëngjesit tw sotëm ka ndërruar jetë, drejtori i Inspeksionit të Komunës së Suharekës Mejdi Gallopeni, nga fshati Dobërdelan, anëtar i Nismës Socialdemokrate dega në Suharekë.
Me këtë rast , nën organizimin e kryetarit të kësaj komune, Bali Muharremaj, në ora 15.00 në ambientet e Qendrës Rinore “Shtëpia e Felbahut” do të organizohet mbledhje komemorative. Ndërsa në orën 17.00 do të bëhet varrimi i tij në varrezat e fshatit Dobërdelan.