Mbrëmë ka vdekur edhe një person i cili pësoi lëndime më 31 dhjetor të 2018-s, një aksident ku vdiq një grua.
Aksidenti kishte ndodhur në rrugën Prishtinë- Podujevë, më saktësisht në fshatin Penuhë.
“Lidhur me rastin e raportuar me datën e lartë shënuar me përfshirjen në aksident trafiku të tri automjeteve, me tabela vendore dhe me vozitës meshkuj K/Shqiptar, lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga vozitësit i cili pas aksidentit është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-ë. Sot me datë,19.01.2019,ora 19:20, viktima (vozitësi) mashkull K/Shqiptar, ka ndërruar jetë. Me vendimin e prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML”, thuhet në raportin e policisë.
Kujtojmë se nga ky aksident, ku ishin përfshirë tri vetura e u lënduan 8 persona, një grua ka vdekur menjëherë.