Vdes futbollisti nigerian Martins

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti nigerian Chineme Martins ka humbur jetën duke luajtur për klubin e tij Nasarawa United, shkruan “BBC”

Martins ra pa ndjenja gjatë pjesës së dytë të ndeshjes kampionale kundër Katsina Unitedit.

“Lojtari mori ndihmën nga stafet mjekësore të dy klubeve dhe më pas u dërgua në spital në Lafia, ku u shpall vdekja e tij”, është njoftuar në një komunikatë nga Liga Profesioniste të Futbollit të Nigerisë.

Një autopsi po bëhet për të zbuluar arsyen e vdekjes.

Federata e Futbollit të NIgerisë ka thënë se më ndeshjet nuk do të luhen nëse klubet nuk janë plotësisht të pajisura me pajisje mjekësore dhe me personel mjekësor në stadium.


Dëshmitarët kanë njoftuar për BBC Sport se ka pasur vonesa për të dërguar Martinsin në spital, për shkak të probleme me ambulancë.

Ministri i Sportit të Nigerisë, Sunday Dare ka thënë se vdekja e Martinsit ka qenë e evitueshme dhe se ministria do të punojë me autoritetet e futbollit për të përcaktuar kushtet për të luajtur ndeshjen

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme