Vdes gjinekologu Sejdullah Hoxha

Prishtinë | 06 Mar 2021 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur gjinekologu Sejdullah Hoxha, kanë njoftuar familjarë të tij.

Hoxha në vitin 1990 ishte zgjedhur kryeshef i Repartit të Lehonave, ndërsa gjatë viteve 1983-2000 punësohet si asistent mësimor për lëndën Gjinekologji-Obstetrikë.

Në 2002 ai përfundoi doktoraturën në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Gjatë viteve 1996-1999 punoi si drejtor i maternitetit “Nënë Tereza” në Prishtinë. Më pas nga 1999 deri më 2005 punoi si drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë të QKUK-së.

Në vitin 2006 ishte anëtar i bordit të QKUK-së, ndërsa në 2007 bëhet u.d. i kryetarit të Bordit të QKUK-së.

Gjinekologu Hoxha mbetet një nga doktorët e nderuar në Kosovë përgjatë vitesh.

Të ngjashme