Vdes infermjera Qendresa Llapashtica Ismajli: La pas dy vajza, njërën 2 vjeçe e tjetrën 2 muajshe

Prishtinë | 18 Tet 2023 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Sot gjatë orëve të mëngjesit ka vdekur Qendresa Llapashtica Ismajli, 26 vjeçarja për të cilën familjarët kërkuan ndihmë për shërim jashtë Kosovës.

Lajmin e hidhur e ka dhënë bashkëshorti i sak Erduan Ismajli.

“Njoftim, me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë ju njoftojmë se me 17.10.2023 ndërroi jetë më e dashura jonë Qendresa Llapshtica-Ismajli. Varrimi bëhet me datë 19.10.2023 në Prishtinë tek varrezat e Dragodanit me namazin e drekes (13:00). Te pikëlluar familja Llapashtica dhe Ismajli”

Qëndresa la pas dy vajza, njëra 2-vjeçe e tjetra 2 muajshe.

Ishte diagnostikuar me leukemi akute, shërimi i së cilës fatkeqësisht nuk ishte i mundur të bëhej në Kosovë.

Të ngjashme