Vdes ish-luftëtari dhe ish-i burgosuri politik Avni Ahmeti

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 07:38 | Nga Ekonomia Online

Është ndarë nga jeta ish-luftëtari e ish-i burgosuri politik, Avni Ahmeti nga Ponosheci i Gjakovës.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë me dije familjarët e tij të cilët edhe kanë treguar për kohën dhe vendin e varrimit.

“Pas një sëmundje të gjatë e të rëndë, sot ndërroi jetë vëllai ynë, Avni Ahmeti, në moshën 46-vjeçare, (20 qershor 1974 – 27 prill 2020), duke lënë pas bashkëshorten dhe dy djem. Varrimi bëhet nesër në orën 13:00, në varrezën e familjes në Ponoshec. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën luftoi me pushkë në dorë dhe vuajti në burgje serbe”.

Pas një sëmundje të gjatë e të rëndë, sot ndërroi jetë vëllai ynë, Avni Ahmeti, në moshën 46 vjeçare, (20 qershor 1974 -…

Gepostet von Musa Ahmeti am Montag, 27. April 2020

Të ngjashme