Një aksident me fatalitet la ndodhur sot pasdite në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Një person ka vdekur pasi që është goditur nga një veturë në afërsi të Prizrenit.
Lajmin për medie e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai ka bërë të ditur se inicialet e personit janë XH. M dhe është i lindur në vitin 1966.
Krasniqi ka konfiruar se ngjarja ka ndodhur në ora 17:00, në daljen veriore të autostradës për Prizren.