Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme rreth orës 12:30, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe dy këmbësore.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja:
A. Rr femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Ngasësi i automjetit Golf, P. A, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për tretman mjekësor.