Vdes Martti Ahtisaari, reagon Haradinaj: Ishte ndër figurat kyçe në rrugën e Kosovës drejt shtetësisë

Prishtinë | 16 Tet 2023 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Finlandës, njëkohësisht organizator i procesit të statusit të Kosovës, Martti Ahtisaari.

Haradinaj ka thënë se Ahtisaari ishte njëri ndër figurat kryesore në rrugën e Kosovës drejt shtetësisë. 

“I pikëlluar për ndarjen nga jeta të Martti Ahtisaari, një mik i madh i Kosovës, njëri ndër figurat kyçe në rrugën e Kosovës drejt shtetësisë. Populli i Kosovës i është mirënjohës gjithmonë për kontributin e tij në shtetndërtim dhe mbështetjen në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme