Vdes në aksident me motor këngëtarit Ergi Dini e shoku i tij

Tiranë | 21 Nën 2016 | 23:46 | Nga

Dy të rinj humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor në Tiranë.

Policia bëri me dije se viktimat janë të rinjtë Kejdi Halili, 21 vjeç dhe Ergi Dini, 21 vjeç, këngëtar, fitues i konkursit muzikor “X Factor” të edicionit 2014.

Sipas policisë, dy të rinjtë po udhëtonin me një motor pranë urës së “Bllokut” në Bulevardin “Bajram Curri”, teksa drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.

Mësoi se dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me motorin e tyre tip “Yamaha”. Burime policore nga vendi i ngjarjes thanë se shpejtësia e tyre nuk ka qenë e madhe, por shkak është bërë gabimi i drejtuesit të motorit. Sipas dëshmitarëve, në një moment drejtuesi i ka dhënë gaz motorit duke e ngritur rrotën e parë në ajër. Ky ka qenë një moment fatal pasi dy të rinjtë kanë rënë mbrapsht. Ata kanë marrë dëmtime në kokë pasi të dy kanë qenë pa kaskat mbrojtëse.

“Drejtuesi i motorit dhe pasagjeri u dërguan menjëherë në Qendrën Spitalore Universitare në gjendje të rëndë shëndetësore”.

“Rreth orës 21:50, kanë ndërruar jetë në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra”, sqaron policia. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet hetimore.

15133700_10211229504194261_1552348387_o

Foto nga vendi i ngjarjes

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme