Një adoleshent shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi. 17-vjeçari nga Shqipëria po udhëtonte me motor kur humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën.
Dëmtimet që kishte pësuar rezultuan fatale për shqiptarin, i cili nuk mundi të mbijetonte.
I plagosur rëndë ka mbetur shoku i tij, një 18-vjeçar i cili ishte pasagjer në motorin e drejtuar nga shqiptari, raporton TvKlan.
Aksidenti ka ndodhur në Lefkada pasditen e djeshme. Mediat greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e 17-vjeçarit shqiptar që humbi jetën. Policia është duke hetuar shkaqet e aksidentit me pasojë vdekjen.