Vdes në moshën 85 vjeçare ish-presidenti i Afrikës së Jugut

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

FW de Klerk, ish-presidenti i Afrikës së Jugut dhe njeriu i fundit i bardhë që drejtoi vendin, ka vdekur në moshën 85 vjeçare.

De Klerk, i cili ishte gjithashtu një figurë kyçe në tranzicionin e vendit drejt demokracisë, ishte diagnostikuar me kancer këtë vit, tha një zëdhënës.

Ai ishte kreu i shtetit midis shtatorit 1989 dhe majit 1994.

Në vitin 1990 ai njoftoi se po lironte liderin anti-aparteid Nelson Mandela, duke çuar në zgjedhjet shumëpartiake në 1994.

Një deklaratë nga Fondacioni FW de Klerk i ish-presidentit të enjten në mëngjes thuhej: “Ish-presidenti FW de Klerk vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në Fresnaye (Cape Toën) këtë mëngjes pas luftës së tij kundër kancerit të mesothelioma”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Fondacioni e kishte shpallur diagnozën – një kancer që prek mukozën e mushkërive – në qershor të këtij viti.

Të ngjashme