Vdes në QKUK burri që ishte përfshirë në një aksident trafiku në Lipjan

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Policia ka njoftuar se dje ka vdekur një burrë që ishte duke u trajtuar në QKUK, pasi i njëjti ishte i lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik.

Sipas Policisë aksidenti kishte ndodhur më 12 nëntor në Lipjan.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET | Lipjan 12.11.2022, 21:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte në trajtim në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku sot me datë 29.11.2022 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Të ngjashme