Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot, më 07.06.2026, rreth orës 14:08, kemi pranuar informacion nga QKUK se këmbësori i mitur, i lindur në dhjetor të vitit 2018, me banim në fshatin Zhur, i cili ishte lënduar rëndë në një aksident trafiku me datën 27.05.2026, në cilësinë e këmbësorit, ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë”, deklaroi Bytyqi për redaksinë e Klankosova.tv.
Ai tha se pas pranimit të këtij informacioni është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.