Vdes në QKUK një grua nga Mitrovica, policia po e heton rastin

Prishtinë | 03 Maj 2026 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një grua nga Mitrovica, e cila ishte dërguar atje për tretman mjekësor.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se policia po e heton rastin, derisa trupi pajetë dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.

“Dyshohet se viktima f/k ka rënë nga kati i parë i një shtëpie. Si pasojë, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku me pas edhe ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion”, thuhet në raport.

Të ngjashme