Ka ndërruar jetë një person dje i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, njofton Klan Kosova.
Sipas raportit 24 orësh të policisë viktima ishte shtrirë në QKUK pas aksidentit të trafikut që kishte pasë në Prizren më 31 tetor.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.