FSK ka joftuar se ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Besim Bajraktari, pas një sëmundjeje të rëndë sot në Republikën e Francës ku ishte për shërim.
“Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë personelit ushtarak e civil të FSK-së.
Ndërsa për ceremoninë e homazheve dhe varrimit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.