Ka vdekur sot si pasojë e COVID-19 anesteziologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Sylejman Dulla. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë SHSKUK-ja, duke njoftuar se anesteziologu nuk arriti ta mposhtë sëmundjen edhe pas trajtimit disa ditor në QKUK. “Anesteziologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, dr. Sylejman Dulla, ka vdekur si pasojë […]
Vdes nga COVID-19 anesteziologu i QKUK-së, Sylejman Dulla

Ka vdekur sot si pasojë e COVID-19 anesteziologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Sylejman Dulla.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë SHSKUK-ja, duke njoftuar se anesteziologu nuk arriti ta mposhtë sëmundjen edhe pas trajtimit disa ditor në QKUK.
“Anesteziologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, dr. Sylejman Dulla, ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19. Ai nuk arriti ta mposhtë sëmundjen edhe pas trajtimit disa ditor në QKUK.ShSKUK humbi edhe një profesionist të zellshëm dhe të përkushtuar në punë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së, ku edhe kanë ngushëlluar familjen e të ndjerit.











