Vdes nga COVID-19 një tjetër mjek në Shqipëri

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Është ndarë nga jeta në moshën 72 vjeçare, dr.Esat Pashaj. Mjeku i njohur i Skraparit prej 9 ditësh ishte i shtruar në terapi intensive, në Spitalin Infektiv ku edhe ndërroi jetë.

I prekur nga koronavirus në një stad të avancuar, mjeku nuk mundi dot t’ia dilte, duke ndërruar jetë në orët e para të kësaj të hëne.

Dr.Esat Pashaj lindi në Skrapar në 16.05.1948. Ai mbaroi studimet e larta në mjekësi dhe punoi në Spitalin Bashkiak Skrapar, ku mbante edhe detyrën e nëndrejtorit të këtij spitali. Mjeku i nderuar ishte anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme