Një 29 vjeçare ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Ngasësi që goditi viktimën është shoqëruar për në stacionin policor teksa rasti vazhdon të hetohet, njofton Klan Kosova.
Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit, ka ndodhur aksident trafiku, ne mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”.
“Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor”.
“Rreth orës 18:00, nga ekipi mjekësor i Emergjencës së QKUK-së, jemi njoftuar se këmbësorja Sh.J , 29 vjeç, nuk ka arrit të përballoj plagët e pësuara në aksident dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.