Vdes një 30-vjeçar në Klinë

Prishtinë | 30 Sht 2020 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në fshatin Krushevë e Madhe e Klinës.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Rugova tha se bëhet fjalë për një 30 vjeçar.

“Rreth orës 14:40 policia është informuar se në fshatin Krushevë e Madhe, Komuna e Klinës, ka ndodhur një incident. Si pasojë e këtij incidenti një person i moshës 30-vjeçare ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Për detaje të tjera do të ju informojmë”.

Të ngjashme