Një 50 vjeçar humbi betejën me COVID-19 dhe vdiq në spitalin e Infektivit duke e çuar në 30 numrin e viktimave me Coronavirus në Shqipëri.
Siç njofton oranews, ai ka pasur dhe sëmundje të tjera shoqëruese. Ai ka qenë në reanimacion dhe vdiq rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Ndërkohë mbrëmë vdiq edhe 73 vjeçari me iniciale H.K. nga Durrësi i cili ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.