Ekonomia Online
FUNDIT

Vdes një burrë në Viti derisa po fikte një zjarr fushor

Vdes një burrë në Viti derisa po fikte një zjarr fushor

Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Vitisë, pasi i njëjti derisa kishte qenë duke e fikur një zjarr fushor i ishte keqësuar gjendja shëndetësore. Sipas policisë, viktima ishte pranuar në emergjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kompetent. “Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e […]

Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Vitisë, pasi i njëjti derisa kishte qenë duke e fikur një zjarr fushor i ishte keqësuar gjendja shëndetësore.

Sipas policisë, viktima ishte pranuar në emergjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kompetent.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të ngjashme