Vdes një grua në Deçan, familjarët e raportojnë rastin në Polici

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Një grua është dërguar pa shenja jetë në Qendrën Kryesore të  Mjekësisë Familjare në Deçan. Rasti është raportuar në Polici nga familjarët.

Sipas familjarëve, e njëjta s’ka pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga e njëjta qendër.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“QKMF Deçan 08.04.2021-19:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është dërguar pa shenja jete në QKMF, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Sipas familjarëve  e njëjta nuk e ka pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga e njëjta qendër. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme