Vdes një grua në Mitrovicë pasi ra në një pus, Policia nis hetimet

Prishtinë | 09 Qer 2023 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Mitrovicë ka vdekur pasi ka rënë në një pus.

Lidhur me këtë rast, Policia ka bërë me dije ka nisur hetimet.

“HETIM MBI VDEKJEN-Mitrovicë Jugu 08.06.2023 – 14:45.  Është raportuar se një femër kosovare ka vdekur pasi ka rënë në një pus. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të ngjashme