Një aksident trafiku që kishte ndodhur me nëntë të muajit të kaluar pati lënë rëndë të lënduar një person.
Pas përafërsisht një muaji tretman në QKUK, viktima s’ka arritur të mbijetojë dhe ka vdekur të shtunën – me katër nëntor.
Aksidenti kishte ndodhur në rrugën Garibaldi në Prishtinë para një muaji dhe viktima mashkull shqiptar kishte pësuar lëndime të rënda.
Ai qysh nga atëherë po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por mundi i stafit mjekësor ka qenë i pamjaftueshëm pasi lëndimet e marra në aksident kanë rezultuar fatale.
Tani, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.