Vdes një person në aksident trafiku në Lipjan

Prishtinë | 26 Dhj 2016 | 12:48 | Nga

Në fshatin Qallapek të Lipjanit raportohet se tri vetura, në rrethana të panjohura janë përfshirë në një aksident komunikacioni.

Si pasojë e aksidentit ngasësi i njërës veturë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.

Lëndime trupore kanë pësuar edhe njëri nga drejtuesit dhe një pasagjer të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme