Vdes një person në bregdetin e Vlorës

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Një person i moshës 72-vjeçare ka vdekur sot në mëngjes në bregdetin e Vlorës, kështu është shënuar viktima e parë e sezonit turistik në Vlorë.

“Policia raporton se rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal”, njofton policia.

72-vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave

Të ngjashme